Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM PUNE I GRUPIT TË PUNËS PËR AZIL DHE MIGRACION (A&M WG) TË RRJETIT EVROPIAN TË INSTITUCIONEVE NACIONALE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT (ENNHRI) 25-04-2019

25-26.04.2019 Zagreb, Republika e Kroacisë

TAKIM PUNE I GRUPIT TË PUNËS PËR AZIL DHE MIGRACION (A&M WG) TË RRJETIT EVROPIAN TË INSTITUCIONEVE NACIONALE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT (ENNHRI)

Përfaqësuesi i zyrës së Avokatit të Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional, më datë 25-26 prill të vitit 2019, mori pjesë në takimin e punës i cili u mbajt në Zagreb - Kroaci, në organizim të Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (ENNHRI).

Ky takim pune është rezultat i bashkëpunimit midis Mekanizmit Parandalues Nacional – Avokatit të Popullit dhe Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe anëtarësimit të përfaqësuesit të AP – MPN në Grupin e Punës për Azil dhe Migracion  (A&M WG), i cili është pjesë e ENNHRI.

Qëllimi i takimit të punës ishte ndërtimi i kapaciteteve, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave për punën, aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, në kontekst të mbrojtjes së të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, si dhe parashikimi i aktiviteteve të ardhshme në fushën e njëjtë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Institucioneve nacionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga më shumë shtete evropiane, si dhe përfaqësues të Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, Komitetit të KB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe përfaqësues të Agjencisë për të Drejtat Fundamentale të Bashkimit Evropian.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise