Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PËRFAQËSUES I AVOKATIT TË POPULLIT MORI PJESË NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMË: “SHOQËRI TOLERANTE DHE INKLUZIVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR” 14-11-2018

14-15.11.2018, Podgoricë, Republika e Malit të Zi

PËRFAQËSUES I AVOKATIT TË POPULLIT MORI PJESË NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMË: “SHOQËRI TOLERANTE DHE INKLUZIVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR”

Në Podgoricë, Republika e Malit të Zi, u mbajt Konferenca rajonale: “Shoqëri Tolerante dhe Inkluzive të Ballkanit Perëndimor”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Ministrive/Institucioneve përgjegjëse për të drejtat e njeriut dhe pakicat nacionale; Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut, Trupave për barazi, deputetë të cilët janë anëtarë të trupave parlamentarë të cilët punojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut/anti-diskriminim; organizatave qytetare të cilat veprojnë në fushën e anti-diskriminimit/mbrojtjes dhe promovimit të pakicave nacionale, persona zyrtarë të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, përmes përfaqësuesit të tij, i cili punon fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, me diskutime në grupet e punës, mori pjesë aktive në këtë Konferencë.

Qëllimi i mbajtjes së Konferencës ishte krijimi i kornizës për planifikimin e programeve të ardhshme për anti-diskriminim dhe mbrojtjes së pakicave, në bazë të rekomandimeve të trupave të monitorimit të Këshillit të Evropës, siç është: Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Nacionale (FSNM) dhe Karta Evropiane për Gjuhë Rajonale ose të Pakicave (ECRML).

Konferenca rajonale dha mundësi të theksohen disa rekomandime kryesore të këtyre trupave të cilët janë të përbashkët për të gjithë shfrytëzuesit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kapacitetet e pamjaftueshme dhe koordinimin midis institucioneve relevante nacionale; pjesëmarrjen e pamjaftueshme të pakicave (dhe organizatave të tyre) në jetën publike dhe miratimin e vendimeve; nevojën për fuqizimin e mëtutjeshëm të zbatimit të kornizave ligjvënëse, dhe ngritjen e vazhdueshme të ndërgjegjësimit për pakicat nacionale, të drejtat e tyre, kultura, traditat dhe trashëgimia e vet pakicave dhe të shumicës.
 
Gjithashtu, në Konferencë u dha mundësia e promovimit të mëtutjeshëm dhe diskutimit lidhur me gjetjet e Komisionit Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI).
 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise