Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

06-08.05.2011, Ohër<BR>TAKIM VJETOR PUNE I TË PUNËSUARVE NË INSTITUCIONIN AVOKAT I POPULLIT<BR> 06-05-2011

06-08.05.2011, Ohër
TAKIM VJETOR PUNE I TË PUNËSUARVE NË INSTITUCIONIN AVOKAT I POPULLIT

Në kuadër të realizimit të Projektit MOSP, i cili mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA, nga data gjashtë deri më tetë maj të këtij viti, në Ohër, u mbajt takim pune i të punësuarve në Institucionin Avokat i Popullit.

Në këtë takim u bë fjalë për aktivitetet projektuese, të cilat do të zbatohen gjatë 18 muajve të ardhshëm e që janë në kuadër të Projektit “Tuining”, të financuara nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian – IPA, si dhe për aktivitetet të cilat do të mbahen në kuadër të Rrjetit të Ombudsmanëve për Fëmijë - CRONSEE, me ç’rast mikpritës do të jetë Ombudsmani i Maqedonisë.

Gjithashtu, u prezantua edhe struktura e re organizative e Avokatit të Popullit, mënyra e punës së tre njësive organizative të sapoformuara – Seksioni për parandalimin e torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor ose nënçmues dhe ndëshkues, përkatësisht Mekanizmi Parandalues Nacional, Seksioni për mbrojtjen e fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta dhe Seksioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Sikurse edhe gjatë takimeve të mëparshëm edhe kësaj here u shkëmbyen përvoja nga puna e deritanishme, përkatësisht procedimi sipas parashtresave, ndërkohë që u bisedua edhe për mbindërtimin e aplikacionit ekzistues me inkorporimin në sistem të tre seksioneve të reja.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2020
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise