Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

22.03.2010, Shkup<BR>TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME Z. AL HATÇISON , OMBUDSMAN I POLICISË NË IRLANDËN E VERIUT<BR> 22-03-2010

22.03.2010, Shkup
TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME Z. AL HATÇISON , OMBUDSMAN I POLICISË NË IRLANDËN E VERIUT

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësues të Irlandës së Veriut, në mesin e të cilëve edhe me Ombudsmanin e Policisë, z. Al Hatçison.

Në takim u shkëmbyen përvoja nga puna dhe veprimtaria e ombudsmanëve nga aspekti i rolit të tyre për balancimin e marrëdhënieve ndëretnike, si dhe kompetencave mbi policinë. Në këtë takim, theks i veçantë u vu mbi punën dhe bashkëpunimin e ombudsmanit për sa i përket veprimit të policisë në shoqëritë multietnike.

Në delegacion, krahas Ombudsmanit të Policisë, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të policisë së Irlandës të Veriut dhe të Republikës së Irlandës, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe akademikë të Universitetit të Dablinit.
 Përndryshe, takimi u realizua në kuadër të Projektit MOST – udhëheqje civile përmes dialogut ndërkombëtar në të cilin Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) merr pjesë në partneritet me Mediation Northern Ireland (MNI). Si pjesë e Projektit i cili do të realizohet nga data 22 deri më datë 25 mars të vitit 2010 u zhvillua vizita e parë, nga gjashtë sa janë planifikuar, për shkëmbimin e përvojave ndërmjet Maqedonisë dhe Irlandës, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me përvojat e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Marrëveshjes të së Premtes së Mirë të Irlandës Veriore.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise