Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

08-03-2010

08.03.2010, Shkup
TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME MINISTRIN E DREJTËSISË, Z. MIHAJLLO MANEVSKI

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti realizoi takim pune me Ministrin e Drejtësisë, z. Mihajllo Manevskin në të cilin u bisedua për implementimin në praktikë të ndryshimeve të Ligjit për Avokatin e Popullit, konform Ligjit për ratifikimin e Protokollit Fakultativ të Konventës Kundër Torturës, me të cilin Avokati i Popullit e mori rolin e Mekanizmit Nacional për Parandalimin e Torturës.

Gjithashtu, në takim u bë fjalë edhe për sigurimin e kushteve me qëllim të formimit të tri seksioneve të reja të parashikuara me ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, e që për momentin paraqesin segment të rëndësishëm të punës së Avokatit të Popullit por edhe për shtetin në përgjithësi, duke e pasur parasysh se me ratifikimin e Protokollit Fakultativ të Konventës Kundër Torturës, shteti, mes tjerash, u angazhua t’i sigurojë edhe kushtet përkatëse për veprimtarinë e Mekanizmit Parandalues Nacional.

Ministri i Drejtësisë u zotua se do t’ia ofrojë mbështetjen e nevojshme Avokatit të Popullit me qëllim që veprimi real i Mekanizmit Parandalues Nacional të ndodh sa më parë, për çka do të ndërmerren masa përkatëse, ndërkaq do të njoftohet edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise