Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

30.11.2009, Shkup<BR>KONFERENCA PËRMBYLLËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROTOKOLLIT FAKULTATIV NDAJ KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR TORTURËS DHE INKORPORIMIN E MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL <BR> 30-11-2009

30.11.2009, Shkup
KONFERENCA PËRMBYLLËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROTOKOLLIT FAKULTATIV NDAJ KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR TORTURËS DHE INKORPORIMIN E MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

“Transparenca dhe bashkëpunimi, i arritur ndërmjet Avokatit të Popullit dhe institucioneve në të cilat liria e qarkullimit është e kufizuar, duhet të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tepër në mënyrë që të forcohet dhe avancohet MPN-ja. Së këtejmi, gjatë periudhës së ardhshme duhet të punohet në drejtim të ngritjes së vetëdijes në lidhje me rëndësinë e rolit të ri të Avokatit të Popullit, së pari tek organet e interesuara, ndërsa pastaj edhe tek qytetarët”.

Këto janë një pjesë e konkluzioneve dhe rekomandimeve të miratuara në Konferencën përmbyllëse për implementimin e Protokollit Fakultativ të Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe inkorporimin e Mekanizmit Parandalues Nacional që më datë 30 nëntor, në organizim të Avokatit të Popullit dhe me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, u mbajt në Shkup. Në Konferencë morën pjesë: Kryetari i Komitetit për Parandalimin e Torturës pranë Këshillit të  Evropës, z. Mauro Palma, si dhe përfaqësues të Nën-Komitetit të OKB-së për Parandalimin e Torturës z. Zdelek Hajek dhe znj. Marija Definis Gojanoviç. Konferenca ishte pjesë e Projektit për Promovimin e Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional kundër torturës, në kuadër të së cilës u organizuan tri punëtori tematike.

 “Me ratifikimin e Protokollit Fakultativ, Institucionit Avokat i Popullit iu dha kompetenca e Mekanizmit Parandalues Nacional, dhe në të ardhmen do të jetë përgjegjës për vizitat parandaluese në vendet ku janë vendosur personat e privuar nga liria. Maqedonia punon në drejtim të përmirësimit të të drejtave të këtyre personave dhe kjo është konceptuar edhe në Raportin e Komisionit Evopian.” – tha në hapjen e Konferencës, Presidenti i Republikës së Maqedonisë z. Gjorge Ivanov.

 Sipas Shefit të Misionit Monitorues të OSBE-së në Shkup, Ambasadorit Hoze Luis Herero, roli i ri i Avokatit të Popullit bart me vete përgjegjësi të madhe. “Është shumë me rëndësi që të gjithë faktorët e shtetit të jenë të ndërgjegjshëm se tortura nuk guxon të ndodh më.” – theksoi z. Herero.

 Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në fjalën e tij tha se në Republikën e Maqedonisë ngadalë por sigurt po krijohen mundësi të reja për Institucionin Avokat i Popullit, i cili në të ardhmen, në bashkëpunim me sektorin joqeveritar, do ta luaj rolin e parandaluesit të torturës. “Gjithashtu, dëshiroj të nënvizoj se gjatë periudhës së ardhshme përveç trajnimit të kuadrit tonë, do të ndërmarrim aktivitete edhe në drejtim të edukimit të kuadrit të punësuar nëpër institucione të cilat janë segment i mandatit të Mekanizmit Parandalues Nacional.” – tha z. Memeti.

 Kryetari i Komitetit për Parandalimin e Torturës pranë Këshillit të Evropës, z. Mauro Palma, në fjalimin e tij tha se mbipopullimi edhe mosndëshkimi i atyre që kanë ushtruar torturë mbetet problemi kryesor. “Tortura nuk mund të çrrënjoset tërësisht, por dërgimi i mesazheve të qarta deri te nëpunësit se çdo lloj keqpërdorimi që vjen nga ana e tyre do të ndëshkohet, do të kontribuojë për reduktimin e kësaj dukurie.” – potencoi z. Palma.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise