19-06-2009
19.06.2009, Shkup
AVOKATI I POPULLIT Z.IXHET MEMETI U TAKUA ME OMBUDSPERSONIN E POSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.SAMI KURTESHIN
Në vizitë zyrtare njëditëshe në zyrën e Avokatit të Popullit z.Ixhet Memetit, qëndroi Ombudspersoni i porsazgjedhur i Republikës së Kosovës z.Sami Kurteshi. Gjatë takimit u bë fjalë për organizimin dhe mënyrën e punës së Ombudsmanit në Maqedoni, si dhe në Kosovë, ndërkohë u shkëmbyen edhe përvoja nga puna e të dy zyrave.
Gjithashtu, ata u dakorduan rreth mënyrës së bashkëpunimit të mëtejmë të ndërsjellë, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve gjatë mbrojtjes së të drejtave të tyre.