Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

10.09.2008 Hotel “Aleksandar Pallas”, Shkup<BR>KONFERENC&#203; ME TEM&#203;: “MBROJTJA E T&#203; DREJTAVE T&#203; NJERIUT DHE T&#203; DREJTAVE T&#203; MINORITETEVE N&#203; EVROP&#203;”<BR><BR> 10-09-2008

10.09.2008 Hotel “Aleksandar Pallas”, Shkup
KONFERENCË ME TEMË: “MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË DREJTAVE TË MINORITETEVE NË EVROPË”

Në organizim të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve në Evropë”.

Në Konferencë mori pjesë Presidenti i Fondacionit z. Henri Bohnet, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, z. Ixhet Memeti, zëvendës kryetari i Qeverisë i ngarkuar për implementimin e Marrëveshjes Kornizë - z. Abdylaqim Ademi, si dhe një numër i konsiderueshëm i ombudsmanëve të rajonit: Ombudsmani i Republikës së Shqipërisë - z. Ermir Dobjani, i Republikës së Sllovenisë - znj. Zdenka Çebashek Travnik, i Malit të Zi - z. Shefko Crnovrshanin.
 Qëllimi i kësaj Konference ishte shkëmbimi i përvojave dhe ideve si dhe prezantimi i modeleve më të mira praktike për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Ballafaqimi me problemet gjatë realizimit të të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive etnike, të cilët nuk janë shumicë, çdoherë janë në fokusin e punës së institucioneve të ombudsmanëve. Sot, ombudsmanët paraqesin një segment pa të cilin nuk mund të funksionojnë shoqëritë demokratike” – tha mes tjerash, në fjalën e tij, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti.

Sipas tij, sfera e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë akoma paraqet fushë në të cilën duhet punuar shumë jo vetëm ombudsmani, por edhe të gjithë institucionet shtetërore.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise