Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

22-09-2008

22.09.2008, Shkup
AVOKATI I POPULLIT Z, IXHET MEMETI DHE AMBASADORI Z. ERVAN FUERE NË VIZITË ENK “IDRIZOVË” DHE BURGUT “SHKUP”

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe Përfaqësuesi Special i Unionit Evropian dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, Ambasadori z. Ervan Fuere, në kuadër të bashkëpunimit të rregullt, vizituan Entin Ndëshkues – Korigjues “Idrizovë” dhe Burgun “Shkup”. Në kuadër të vizitës, z. Memeti dhe z. Fuere biseduan me administratën e burgjeve dhe realizuan takim me persona të cilët vuajnë dënimin me burg.

“Sot, edhe një herë u binda se gjendja nëpër burgje vazhdon të jetë nën çdo nivel, gjë që paraqet shkelje të të drejtave të personave të privuar nga liria. Ajo që brengos më së shumti është se kjo gjendje ka ngelur e pandryshuar edhe përkundër faktit se në raportet tona të veçanta dhe vjetore kemi sugjeruar nevojën e ndërmarrjes së ngutshme të masave për sigurimin e trajtimit human të personave të privuar nga liria” – deklaroi pas përfundimit të vizitës Avokati i Popullit, z. Memeti.

Sipas tij, edhe më shqetësues është fakti se gjendja e njëjtë është konstatuar edhe në raportet e Komitetit Kundër Torturës dhe Komitetit për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës.

Ambasadori Fuere deklaroi se nga biseda e zhvilluar me personat e administratës së burgjeve ka ardhur në përfundim se ata angazhohen për aq sa kanë mundësi, por se ballafaqohen me mungesë të mjeteve.

“Së bashku me Avokatin e Popullit dëshirojmë t’u apelojmë autoriteteve të vendit që, brenda mundësive të tyre, të bëjnë çdo gjë për t’i tejkaluar këto probleme.” – potencoi z. Fuere.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 6
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise