Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

25-26.06.2008, Shkup<BR>OMBUDSMANI I FRANC&#203;N Z. ZHAN POL DELEVOA VIZITOI INSTITUCIONIN E OMBUDSMANIT T&#203; MAQEDONIS&#203; Z. IXHET MEMETI<BR> 25-06-2008

25-26.06.2008, Shkup
OMBUDSMANI I FRANCËN Z. ZHAN POL DELEVOA VIZITOI INSTITUCIONIN E OMBUDSMANIT TË MAQEDONISË Z. IXHET MEMETI

Avokati i Popullit i Republikës së Francës, z. Zhan Pol Delevoa, më datë 25 dhe 26 qershor i bëri një vizitë dyditore Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, z. Ixhet Memeti. Në kuadër të vizitës, Ombudsmani i Francës u takua edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, z. Branko Cërvenkovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski. Ombudsmanët e Maqedonisë dhe Francës morën pjesë në panel debatin me të cilin u shënua Dita e Luftës kundër torturës, të organizuar nga përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shef i delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, Ambasadori Ervan Fuere.

“Bashkëpunimi midis dy institucioneve duhet të avancohet, si dhe duhet forcuar komunikimi i ndërsjelle sepse në këtë mënyrë më lehtë do të evidentohen dobësitë që paraqiten.” – tha Ombudsmani i Maqedonisë, z. Memeti.

Sipas Ombudsmanit të Francës, z. Delevoa, realizimi i projekteve të përbashkëta do të ndihmojë në përballimin e sfidave.

“Me homologun tim të Maqedonisë shkëmbyem mendime për gjendet që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut. Këto takime do të duhej të shpijnë drejt një bashkëpunimi më të afërt me institucionet e Maqedonisë.” – theksoi z. Delevoa.

Ombudsmanët patën fjalimet e tyre edhe në panel diskutimin, ndërkohë që të njëjtat kishin të bënin me mbrojtjen e viktimave nga tortura.

“Në Republikën e Maqedonisë, si rezultat  i rasteve të evidentuara të torturës, është imponuar nevoja për përforcimin e mekanizmave të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, ndjekjes së gjendjeve dhe parandalimin e tyre.” – potencoi në fjalën e tij z. Memeti.

Sipas Ombudsmanit të Francës, transparenca është arma më efikase kundër torturës.

“Privimi nga liria nuk është privim nga të drejtat e tjera. Institucioni ynë një herë në javë i viziton entet ndëshkuese-korrigjuese duke u dhënë në këtë mënyrë të drejtën personave të privuar nga liria që të kenë qasje deri te personat juridikë.”- tha z. Delevoa.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise