Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

21-24.04.2008, Shkup<BR>TRAJNIM P&#203;R T&#203; PUN&#203;SUARIT E ZYR&#203;S S&#203; AVOKATIT T&#203; POPULLIT N&#203; TEM&#203;: “IDENTIFIKIMI DHE VEPRIMI MBI RASTET E DISKRIMINIMIT”<BR> 21-04-2008

21-24.04.2008, Shkup
TRAJNIM PËR TË PUNËSUARIT E ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT NË TEMË: “IDENTIFIKIMI DHE VEPRIMI MBI RASTET E DISKRIMINIMIT”

Cilat dhe çfarë lloje të diskriminimit ekzistojnë? Mbi çfarë bazash mund të diskriminohet ndonjë person dhe si të vërehet një gjë e tillë?

Këto ishin vetëm një pjesë e dilemave të cilat përmes trajnimit të titulluar: “Identifikimi dhe procedimi mbi rastet e diskriminimit” u përpoqën t’i zgjidhin punonjësit e Zyrës së Avokatit të Popullit. Trajnimi, i cili u mbajt nga data 21 deri më datë 24 prill, ishte pjesë e projekteve të përbashkëta të cilat Zyra e Ombudsmanit i realizon me mbështetje të OSBE-së - Misionit në Shkup dhe Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.

“Maqedonia nuk ka miratuar ligj të përgjithshëm për mbrojtje nga diskriminimi, me çka vështirësohet puna në lidhje me këto raste, edhe pse nuk është i mjaftueshëm vetëm miratimi i ligjit për arsye se duhet të përcaktohen edhe mekanizmat e tjerë mbrojtës.”, tha mes tjerash në fjalën e tij të rastit, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë z. Ixhet Memeti. Sipas z. Memetit duhet të forcohen instrumentet e mbrojtjes nga diskriminimi me çka qytetarëve do t’u ndihmohet në rastet kur ata diskriminohen.

Për legjislacionin maqedonas dhe veprimin e Zyrës së Avokatit të Popullit foli Zëvendës Avokat i Popullit, mr. Dragi Celevski, ndërkaq trajnimin e realizuan: përfaqësuesja e Zyrës së Ombudsmanit të Austrisë, dr. Patricia Heindel, si dhe përfaqësuesit e Ombudsmanit të Sllovenisë z. Boshtjan Vernik dhe znj. Maica Setinc.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise