Aktivitetet
25-02-2008
25.02.2008, Shkup
TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME KOMISARIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT TË KËSHILLIT TË EVROPËS Z. TOMAS HAMARBERG
Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti u takua me z. Tomas Hamarberg, Komisar për të Drejta të Njeriut të Këshillit të Evropës. Në takim u shkëmbyen mendime në lidhje me gjendjen e realizimit të mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut me theks të veçantë të personave të privuar nga liria.
Në këtë takim u bisedua edhe për nevojën e një bashkëpunimi më intensiv të institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut me Komisarin, sidomos në lidhje me aplikimin në praktikë dhe implementimin e rekomandimeve dhe mendimeve të dërguara, si dhe për realizimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.