Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

07-08.11.2007<BR>TRYEZA T&#203; RRUMBULLAK&#203;TA N&#203; STRUMIC&#203; DHE KUMANOV&#203; N&#203; TEM&#203;N “BASHK&#203;PUNIMI I&nbsp; VETADMINISTRIMIT LOKAL ME AVOKATIN E POPULLIT” 07-11-2007

07-08.11.2007
TRYEZA TË RRUMBULLAKËTA NË STRUMICË DHE KUMANOVË NË TEMËN “BASHKËPUNIMI I  VETADMINISTRIMIT LOKAL ME AVOKATIN E POPULLIT”

Bashkëpunimi midis Avokatit të Popullit dhe vetadministrimit lokal është i mirë, por është i domosdoshëm avancimi i mëtutjeshëm. Që të arrihet një bashkëpunim edhe më i mirë nevojiten takime më të shpeshta midis Ombudsmanit dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal, me qëllim që të zgjidhen më lehtë problemet e qytetarëve.
 Këto janë vetëm një pjesë e konkluzioneve që dolën nga tryezat e rrumbullakëta, të cilat më datë 7 dhe 8 nëntor në Strumicë dhe Kumanovë i realizoi Zyra e Avokatit të Popullit me mbështetjen e Misionit të OSBE-së dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), ndërkaq temë e debatit ishte: “Bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me vetadministrin lokal”. Në tryezat e rrumbullakëta morën pjesë: Avokati i Popullit - z. Ixhet Memeti, zëvendësministri i Vetadministrimit Lokal - z. Senad Oxhoski, kryetarët e komunave të Strumicës dhe të Kumanovës – z. Zoran Zaev dhe z. Zoran Damjanovski, përfaqësues të vetadministrimit lokal, si dhe përfaqësues të SIDA-së – z. Daniel Asplund dhe të OSBE-së – z. Yal Margvelashvili.
“Në Republikën e Maqedonisë është në rrjedhë procesi i decentralizimit, me të cilin komunat fituan pjesë të madhe të kompetencave nga pushteti qendror dhe të cilat janë me rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve. Për këtë shkak, me rëndësi të madhe është bashkëpunimi me Ombudsmanin dhe vetadministrimin lokal”, - theksoi Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti. Ai nënvizoi se për shkak të afrimit më të madh të qytetarëve deri te institucioni Avokat i Popullit, janë hapur gjashtë zyra rajonale, ku qytetarët mund të parashtrojnë parashtresa. “Bashkëpunimi me vetadministrimin lokal është i mirë por nuk duhet të ndalemi këtu. Ky bashkëpunim edhe më tutje duhet të avancohet në mënyrë që qytetarëve të bëhet jeta më e lehtë”, - tha z. Memeti.
Sipas zëvendësministrit të Vetadministrimit Lokal, z. Sead Oxhoski, decentralizimi është një proces i ndërlikuar dhe kompleks. “Me rëndësi të madhe është bashkëpunimi dhe pasja e sensit për zgjidhje të përbashkët të problemeve. Në qoftë se Evropa insiston për një bashkëpunim në rajon, leksionin e parë duhet ta mësojmë në shtëpi. Të bashkëpunojmë njëri me tjetrin, komunat midis veti”, - tha z. Oxhoski.
Vlerësimi i përfaqësuesit të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim, Daniell Asplund, është se për zhvillimin e demokracisë tejet i rëndësishëm është bashkëpunimi midis Ombudsmanit dhe vetadministrimit lokal. “Këto dy institucione, së bashku, luajnë rol të madh në aspekt të promovimit të të drejtave të qytetarëve”.
“OSBE”-ja vëmendje të posaçme i kushton zhvillimit të institucioneve të vetadministrimit lokal dhe ndërmerr aktivitete të veçanta për ngritjen e ndërgjegjes së vetadministrimit lokal dhe përmirësimin e qarkullimit të komunikimit në nivelet e ndryshme të administratës dhe qytetarëve”, - tha përfaqësuesi i OSBE-së, z. Margvelashvili.
“Vetadministrimi lokal, në fushëveprimin e kompetencave të veta, domosdo duhet të bashkëpunojë me Avokatin e Popullit dhe një gjë e tillë nevojitet për një arsye të thjeshtë sepse Ombudsmani, gjatë kryerjes së punëve që janë në kompetencë të tij, ndërmerr masa dhe veprime për të cilat është i autorizuar, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, - tha kryetari i komunës së Strumicës, z. Zoran Zaev.
Përndryshe, në tryezat e rrumbullakëta më së shumti u debatua rreth problemeve me të cilat përballohen qytetarët në fushën e urbanizmit, fushë kjo për të cilën në së shumti ankohen qytetarët.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise