Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

02-11-2007

02.11.2007, Shkup
PËRFUNDOI PROJEKTI “AVOKATI I POPULLIT NË MBROJTJE TË TË DREJTAVE TË PERSONAVE TË DËNUAR”

Me vizitën e Institucionit Ndëshkues – Përmirësues të “Idrizovës”, më datë 31 tetor, përfundoi projekti: “Avokati i Popullit në mbrojtje të të drejtave të personave të dënuar”, të cilin gjatë periudhës shtator-tetor e realizoi Zyra e Ombudsmanit dhe Misioni i OSBE-së në Maqedoni.
Në suaza të këtij projekti u vizituan: Burgu në Strumicë dhe Burgu në Gjevgjeli, pastaj ENP i llojit të hapur në Strugë dhe Burgu në Ohër, burgjet në Prilep dhe Manastir, ENP në Shtip, Burgu në Tetovë, Burgu Shkup, si dhe Reparti i Hapur në Kriva Pallankë dhe ENP “Idrizovë”. Së këtejmi, personave të dënuar iu shpërndanë broshura, përmbajtja e të cilave përfshinë një varg rregullash siç janë: Konventa evropiane për mbrojtje nga mundimi dhe veprimi jonjerëzor ose përçmues apo ndëshkimi, Rregullat Evropiane të Burgjeve, Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, si dhe Ligji për Avokatin e Popullit dhe Rregullorja e Avokatit të Popullit.
Gjithashtu, personave të dënuar iu shpërndanë edhe fletë me formularë të parashtresave, të cilat mund t’i dërgohen Avokatit të Popullit. Me qëllim që personave të dënuar t’u lehtësohet aksesi deri te Avokati i Popullit, në të gjitha entet ndëshkuese - përmirësuese dhe edukuese – përmirësuese, pastaj janë vendosur sëndukë prej metali në të cilët personat e dënuar do t’i fusin parashtresat e tyre. Është paraparë që përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit një deri dy herë në muaj t’i marrin parashtresat nga sëndukët, në mënyrë që pastaj të veprohet sipas tyre.
Përndryshe, materiali i përgjithshëm është shtypur në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome. Në entet ndëshkuese – përmirësuese dhe edukuese – përmirësuese janë shpërndarë gjithsej 345 broshura në gjuhën maqedonase, 220 në gjuhën shqipe dhe 210 në gjuhën rome.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise