Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

<P>AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI DHE EUROAMBASADORI Z. ERVAN FUERE VIZITUAN INP “IDRIZOV&#203;”<BR>Doemos duhet p&#235;rmir&#235;suar kushtet n&#235;p&#235;r burgje<BR></P> 07-03-2007

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI DHE EUROAMBASADORI Z. ERVAN FUERE VIZITUAN INP “IDRIZOVË”
Doemos duhet përmirësuar kushtet nëpër burgje

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe përfaqësuesi i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, z. Ervan Fuere, në kuadër të  bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Avokatit të Popullit dhe Misionit të KE-së në Maqedoni, vizituan Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgun “Idrizovë”.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me kushtet, në të cilat personat e dënuar vuajnë dënimin me burg, me qëllim që të propozohen zgjidhje të reja për përmirësimin e tyre nëpër INP-të.
“Në përgjithësi, nuk jam i befasuar nga ajo që pash sepse në raportet, të cilat ne si Institucion i hartojmë, tanimë kemi konstatuar se nëpër burgjet e Maqedonisë ekzistojnë kushte johumane për qëndrim.”, deklaroi pas vizitës Avokati i Popullit, z. Memeti.
Ai theksoi se gjatë periudhës së ardhshme, urgjentisht duhet vepruar në drejtim të përmirësimit të kushteve në çdo aspekt. “Kuadri duhet të plotësohet, sidomos ai profesional, të përmirësohet higjiena dhe të sigurohet mbrojtje përkatëse shëndetësore e personave të burgosur.” – tha z. Memeti.
“Unioni Evropian është i interesuar të ndihmojë për riparimin e këtyre institucioneve, prandaj për këtë qëllim ka ndarë 3 milionë euro. Problemin me kushtet e këqija nëpër burgje e konstatoi edhe Këshilli i Evropës, por edhe zyra e Avokatit të Popullit. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për këtë problem.”, deklaroi z. Ervan Fuere pas vizitës së INP Burgut “Idrizovë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise