Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

03-10-2006

OMBUDSMANI I BULLGARISË Z. GINO GANEV VIZITON INSTITUCIONIN E OMBUDSMANIT TË MAQEDONISË

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, dje dhe sot (03-04.10.2006), në vizitë zyrtare dyditore, në Zyrën e Ombudsmanit të Republikës së Maqedonisë do të qëndrojë Ombudsmani i Republikës së Bullgarisë, z. Gine Ganev. Ombudsmani i Maqedonisë, z. Ixhet Memeti me homologun e tij bullgar do të shkëmbejnë mendime dhe përvoja nga puna e institucioneve të tyre, ndërkohë që do të bëhet fjalë edhe për bashkëpunimin rajonal, si një ndër parakushtet kryesore për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve, por edhe midis dy vendeve fqinje.
Në kuadër të vizitës, është parashikuar që Ombudsmani i Republikës së Bullgarisë, z. Ganev të realizojë takime edhe me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, z. Branko Cërvenkovskin, me kryeministrin z. Nikolla Gruevskin, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Lubisha Georgievskin.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise