Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

Takim lamtumirës i AP, Ixhet Memeti me Shefin e NATO-s, z. Denis Blis 17-11-2005

Takim lamtumirës i AP, Ixhet Memeti me Shefin e NATO-s, z. Denis Blis


Ombudsmani ka përkrahjen e përheshme të NATO-s

- Avokati i Popullit është një mekanizëm kontrollues, pa të cilin nuk mund të paramendohet një shoqëri demokratike, sidomos shoqëritë të cilat kanë synim familjen evropiane, tha Denis Blis, Shefi i NATOS-s, në takimin me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në Zyrën e tij realizoi një takim lamtumirës me Shefin e NATOS-s në Republikën e Maqedonisë, z. Denis Blis. Avokati i Popullit mysafirit të tij ia përcjelli konstatimet lidhur me komunikimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm me organet e administratës shtetërore, me ç’rast potencoi se edhe përkundër përparimit të arritur, megjithatë nevojitet hapje më e madhe e institucioneve ndaj qytetarëve, e që dukshëm do ta përmirësonte besimin e qytetarëve drejt institucioneve të sistemit.
Zoti Blis, me këtë rast, theksoi se reformat në shtet përgjithësisht kanë ecuri të mbarë dhe shtoi se në këtë drejtim Ombudsmani është një mekanizëm kontrollues, pa të cilin nuk mund të paramendohet një shoqëri demokratike, sidomos shoqëritë të cilat kanë synim familjen evropiane. Ai nënvizoi se Institucioni Avokat i Popullit gjithmonë do ta ketë përkrahjen e NATOS.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise