Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

Kritikë publike e Avokatit të Popullit për punën e Sektorit për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së 19-09-2005

Kritikë publike e Avokatit të Popullit për punën e Sektorit për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së


Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, më datë 19.09.2005, mbajti konferencë për shtyp, në të cilën publikisht kritikoi punën e Sektorit për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së. Kritika e tij, drejtpërsëdrejti kishte të bënte me mosbashkëpunimin sipas lëndëve, për të cilat Avokati i Popullit ka paraqitur kërkesë për t’i ofruar informata dhe të dhëna.
Përkatësisht, Avokati i Popullit i potencoi konstatimet e veta në bazë të procedurave të zbatuara për dukuri të shkeljeve evidente të të drejtave dhe lirive të njeriut me heqje lirie kundërligjore, mundim, sjellje çnjerëzore dhe sjellje të vrazhdë si edhe keqtrajtim mbi qytetarët, gjatë kryerjes së detyrave të punës nga ana e pjesëtarëve të MPB-së. Rreth gjendjes së këtillë të pasqyruar, Avokati i Popullit deklaroi se pranë Prokurorisë Publike janë paraqitur kallëzime penale, ndërsa publikisht i bëri thirrje Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që t’i ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e dukurive të këtilla, ndërsa Prokurori Publik të veprojë me kujdes dhe me azhurnitet sipas denoncimeve të paraqitura nga Avokati i Popullit me qëllim të zbardhjes së rasteve të këtij lloji dhe nxjerrjes së kryerësve para trupit gjykues të drejtësisë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise