Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PUNËTORI ME TEMË: “GJENDJA DHE SFIDAT ME FËMIJËT NË RRUGË - SI TË SIGUROHET QASJA DERI TE TË DREJTAT E TYRE” 30-09-2015

30.09.2015, Shkup

PUNËTORI ME TEMË: “GJENDJA DHE SFIDAT ME FËMIJËT NË RRUGË - SI TË SIGUROHET QASJA DERI TE TË DREJTAT E TYRE”

“Fëmijët meritojnë trajtim të posaçëm, kujdes, mbrojtje dhe ndihmë si nga familjet e tyre ashtu edhe nga shteti. Çdo fëmije duhet t’i sigurohen minimum mjete për ekzistencë dhe t’i krijohen parakushte për realizimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të posaçme të fëmijëve”.

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në hapjen e Punëtorisë me temë: “Gjendja dhe sfidat me fëmijët në rrugë - si të sigurohet qasja deri te të drejtat e tyre”, e cila u mbajt në kuadër të Projektit Tuining të titulluar: “Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale”, të cilin e zbaton Avokati i Popullit në bashkëpunim me zyrën Bordin e Ombudsmanit të Austrisë dhe Ludvig Bocman – Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Duke e prezantuar Informatën e veçantë për gjendjen me fëmijët në rrugë, e cila rezultoi nga hulumtimi i Avokatit të Popullit, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, theksoi se ky hulumtim tregon se dukuria e fëmijëve në rrugë akoma është e pranishme në shtet, si dhe se në 17 qendra për punë sociale në Republikë janë evidentuar fëmijë në rrugë të të gjitha moshave.

“Për tejkalimin e kësaj dukurie, në vazhdimësi duhet të ndiqet dukuria e fëmijëve në rrugë, të përmirësohet udhëheqja e evidencës dhe të bëhet përditësimi i të dhënave nga ana e qendrave për punë sociale. Të organizohen trajnime, seminare dhe mënyra të tjera për përmirësimin dhe përforcimin e dijeve, kapaciteteve dhe aftësive profesionale të personave të cilët punojnë me fëmijët në rrugë dhe me anëtarët e familjeve të tyre. Gjithashtu, është i domosdoshëm edhe organizimi i takimeve dhe punës me familjet e fëmijëve në rrugë, të edukohen fëmijët, por edhe prindërit për të drejtat (përfshirë edhe të drejtat e fëmijës), për obligimin për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijës, si dhe çështje nga fusha të ndryshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për përkatësinë në bashkësisë lokale dhe shoqërore.” – theksoi Bajramovska Mustafa.

Përndryshe, Në këtë Punëtori për përvojat e kësaj dukurie në Austri, foli z. Verner Priznjakoviç nga Qendra Rinore e Vjenës, ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise