Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

07-09-2015

07.09.2015, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, REALIZOI TAKIM ME SHEFIN E MISIONIT TË UNHCR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. MOHAMED ARIF

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, realizoi takim me Shefin e Misionit të UNHCR në Republikën e Maqedonisë, z. Mohamed Arif, në të cilin u bisedua për gjendjen me migrantët dhe refugjatët në shtet dhe rolin e Ombudsmanit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përkatësisht të personave të cilët tranzitojnë përmes vendit tonë. Në takim u bë fjalë edhe për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për sfidat me të cilat përballet Institucioni.

Njëkohësisht, z. Mohamed Arif u informua me aktivitetet e deritanishme të Institucionit, para së gjithash të Mekanizmit Parandalues Nacional sa i përket zgjidhjes së krizës me migrantët, si dhe monitorimit të përditshëm të situatës, përkatësisht mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe trajtimit human të migrantëve nga institucionet kompetente.

Duke folur për gjendjen me migrantët në vend, por edhe më gjerë në rajon, z. Memeti vuri në pah se Institucioni Avokat i Popullit në mënyrë aktive i ndjek gjendjet edhe jashtë shtetit, kështu që në periudhën në vijim Institucioni do të merr pjesë aktive në konferenca dhe debate me karakter rajonal, në mënyrë që të kontribuojë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjate për trajtimin human të personave të cilët vijnë nga vendet e përfshira në luftë.

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, dhe z. Arif, ranë dakord për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike dhe veçanërisht të institucioneve kompetente në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e personave të cilët tranzitojnë në rajon.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise