Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, REALIZOI TAKIM PUNE ME OMBUDSMANIN E REPUBLIKËS SË SERBISË, Z. SASHA JANKOVIQ 09-09-2015

09.09.2015, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, REALIZOI TAKIM PUNE ME OMBUDSMANIN E REPUBLIKËS SË SERBISË, Z. SASHA JANKOVIQ

Gjendja me migrantët dhe refugjatët, si dhe roli i Ombudsmanit në mbrojtjen e të drejtave të tyre, ishte tema kryesore për të cilën bisedoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe kolegu i tij, Ombudsmani i Republikës së Serbisë, z. Sasha Jankoviq, i cili qëndroi në vizitë njëditore në Zyrën e Ombudsmanit të Maqedonisë.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e deritanishme të institucioneve të ombudsmanëve sa i përket kësaj çështje, dhe problemet me të cilat ballafaqohen institucionet kompetente gjatë regjistrimit dhe tranzitimit të migrantëve.

Me qëllim të hapjes së diskutimit më të gjerë në nivel rajonal dhe gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për përballjen me krizën e migrantëve, me vështrim të veçantë mbi çështjen e azilit, si dhe ngritjes së vetëdijes tek institucionet kompetente të vendeve përmes së cilave tranzitojnë migrantët dhe për nevojën e trajtimit human të tyre, ombudsmanët, z. Memeti dhe z. Jankoviq, ranë dakord për veprim të përbashkët me organizimin e një konference në të cilën në mënyrë të hapur do të flitet për gjendjen momentale lidhur me migrantët, mënyrën me të cilën trajtohen ata, si dhe për çështjen e azilit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise