Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ORGANIZUAR NGA AVOKATI I POPULLIT DHE KOORDINUESI I PËRHERSHËM I OKB NË SHKUP-NDJEKJE PUBLIKE E MBLEDHJES SË KOMITETIT PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT 12-08-2015

12.08.2015, Shkup

ORGANIZUAR NGA AVOKATI I POPULLIT DHE KOORDINUESI I PËRHERSHËM I OKB NË SHKUP-NDJEKJE PUBLIKE E MBLEDHJES SË KOMITETIT PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT

Më datën 11 dhe 12 gusht të vitit 2015, Komiteti për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në suaza të mbledhjes së 87-të, shqyrtoi raportet e dorëzuara të Republikës së Maqedonisë për implementimin e Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.

Në mbështetje të Zyrës së Koordinuesit të përhershëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shkup, Avokati i Popullit organizoi ndjekje publike të ditës së dytë nga shqyrtimi i raporteve të Republikës së Maqedonisë, në të cilën të pranishmit nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë me linqe, mundeshin t’i ndjekin diskutimet sipas të njëjtëve.

Përndryshe, Avokati i Popullit pranë Komitetit për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor paraqiti raportin e vet me të cilin tregoi gjendjet për vitin 2013 dhe 2014 konform të dhënave statistikore të pranuara nga parashtresat dhe nga puna me lëndët në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve kur u cenohen nga ana e organeve të administratës shtetërore lidhur me veprimet diskriminuese dhe moszbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Njëherazi, përmes informatës së dorëzuar Avokati i Popullit njoftoi Komitetin edhe me  fushëveprimin e vet të punës, veprime në aspekt të mbrojtjes dhe punës sipas parashtresave të qytetarëve, saktësisht, numrin e qytetarëve të cilët ankohen në fushën e diskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat,  pasqyruar në raportet vjetore për vitet 2013 dhe 2014 të Avokatit të Popullit.

Republika e Maqedonisë është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare me çka është e detyruar t’i respektojë detyrimet e marra.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise