Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

25-06-2015

25.06.2015, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË DISKUTIMIN PUBLIK, ME TEMË: “AZILI DHE LEGJISLACIONI EVROPIAN”

“Jo rastësisht, e drejta e azilit bën pjesë në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe është normuar në planin ndërkombëtar, rajonal dhe nacional. Republika e Maqedonisë, me Ligjin për azil, ua garanton të drejtën e azilit të huajve dhe personave pa shtetësi, të përndjekur për shkak të bindjes dhe veprimit demokratik politik. Ky Ligj, sidomos me ndryshimet e fundit, është kornizë e mirë juridike, e cila në masë të madhe i ka pranuar standardet. Republika e Maqedonisë, vite me radhë, ballafaqohet me problemin e azilkërkuesve dhe sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit nuk ka arritur që në mënyrë efektive të përballet me problemin. Në vitin 2013 autoriteteve ua përkujtuam problemin, ndërsa në vitin 2014 alarmuar dhe kërkuam marrjen urgjente të masave.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në fjalën e tij në diskutimin publik, me temë: “Azili dhe legjislacioni evropian”, i cili u mbajt në kuadër të mbledhjes së 19 të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sipas Avokatit të Popullit, z. Ixhet Memeti, Institucioni vite me radhë konstaton se shteti nuk ka krijuar kushte të mjaftueshme për zbatim cilësor të ligjit.

Sa i përket Qendrës për Pranim, Avokati i Popullit konsideron se lokacioni është joadekuat, gjendet në vendbanim, kushtet janë të këqija, si dhe qasja gjithashtu është e keqe. Kapacitetet e vendosjes janë nën standardet minimale, ndërsa komunikimi ndërmjet organeve është jocilësor. E gjithë kjo çon deri në cenimin e të drejtave të personave të vendosur në këtë Qendër prandaj, shteti në të ardhmen duhet të bëjë përpjekje plotësuese për ballafaqimin e plotë me këtë problem”, tha z. Memeti.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise