Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PROJEKTI TUINING: “PROMOVIMI I KOMPETENCAVE TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE FUQIZIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE”, I FINANCUAR NGA FONDET PARA-ADERUESE TË BE-IPA 19-05-2015

19.05.2015, Shkup

PROJEKTI TUINING: “PROMOVIMI I KOMPETENCAVE TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE FUQIZIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE”, I FINANCUAR NGA FONDET PARA-ADERUESE TË BE-IPA

“Ky Projekt, për Institucionin tonë, është vazhdimësi e përforcimit të kapaciteteve, veçanërisht në tre seksionet: Mekanizmi Parandalues Nacional (MPN), Seksioni për të drejtat e fëmijës dhe personave me nevoja të veçanta, si dhe Seksioni për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Gjatë tetë muajve të ardhshëm, me partnerët tanë, do të zhvillojmë më tepër aktivitete në tema të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me diskriminimin e grupeve vulnerabile të qytetarëve, ndërsa në fokusin e punës së MPN-së do të jenë aktivitetet në lidhje me vendet e ndalimit të të huajve, migrantëve dhe azilkërkuesve, trajtimit të këtyre personave dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në pres konferencën e organizuar me rastin e fillimit të Projektit Tuining, të titulluar: “Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale”, i financuar nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian-IPA, i cili do të zbatohet në bashkëpunim me Zyrën e Bordit të Ombudsmanit të Austrisë dhe Ludvig Bocman - Instituti për të Drejtat e Njeriut.

“Qëllimi i Projektit është të promovohet Institucioni Avokat i Popullit, por edhe të përforcohen kapacitetet e tij profesionale. Shpresoj se gjatë tetë muajve të ardhshëm, përmes bashkëpunimit të përbashkët, shkëmbimit të përvojave dhe ekspertëve do ta arrijmë këtë qëllim”, tha Gertrude Brinek kryesuese e Bordit të Ombudsmanit të Austrisë dhe udhëheqëse e Projektit”.

Sipas Shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Aivo Orav, paqja e qëndrueshme, zhvillimi dhe prosperiteti ekonomik i çdo vendi është i mundur vetëm kur respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës.
“Pikërisht këtu, në këtë sferë, rol të rëndësishëm ka Avokati i Popullit, sepse ai ua jep zërin dhe fuqinë individëve në raportin e tyre me institucionet”, tha z. Orav.

Përndryshe, i gjithë Projekti Tuining, do të kushtojë 250.000 Euro dhe do të zbatohet gjatë periudhës nga muaji maj deri në muajin nëntor të vitit 2015.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise