Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, ME NDIHMËS SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT, Z. IVAN SHIMONOVIQ 22-05-2015

22.05.2015, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, ME NDIHMËS SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT, Z. IVAN SHIMONOVIQ

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, realizoi takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, z. Ivan Shimonoviq, në të cilin theksin u vu mbi rolin e Ombudsmanit në shoqëri, si mekanizëm i pavarur kontrollues në aspekt të parandalimit dhe mbrojtjes së të drejtave, ndërkaq u bisedua edhe për gjendjet aktuale në vend, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Institucioni.

Në këtë takim, Avokati i Popullit, z. Memeti, e informoi z. Shimonoviq për nevojën serioze të përforcimit të kapaciteteve të Institucionit në çdo aspekt: ligjor, financiar dhe kadrovik, në mënyrë që të sigurohen mundësi më të mëdha për parandalimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, si dhe fitimin e statusit A.

Duke folur për gjendjet në vend, z. Memeti vuri në dukje se Institucioni Avokat i Popullit udhëheq procedurë për përgjimet, veprimin e policisë gjatë protestave dhe zhvillimet e fundit në Kumanovë. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se për këto raste nevojitet bashkëpunim maksimal i të gjitha institucioneve me Avokatin e Popullit, me qëllim të zbatimit efektiv dhe transparent të hetimit, gjithnjë me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në institucione.

Avokati i Popullit, z. Memeti, e informoi mysafirin me përmbajtjen e Raportit Vjetor për vitin 2014, duke e vënë theksin mbi rekomandimet për gjendjet në gjyqësor, burgje dhe punën e administratës.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit u pajtuan se është me rëndësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi cilësor i institucioneve me Avokatin e Popullit, si dhe se nevojitet qasje serioze ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet mbrojtje cilësore dhe efikase e të drejtave të qytetarëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise