Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, U TAKUA ME AMBASADORIN E BRITANISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ÇARLS EDMOND GARET 12-05-2015

12.05.2015, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, U TAKUA ME AMBASADORIN E BRITANISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ÇARLS EDMOND GARET

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, realizoi takim njëorësh me Ambasadorin e Britanisë në Republikën e Maqedonisë, z. Çarls Edmond Garet, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale në shoqëri, me theks të veçantë për prevenimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet Institucioni. 

Në këtë takim, Avokati i Popullit e informoi Ambasadorin me gjendjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht për lëndët aktuale për të cilat vepron, për përgjimin, protestat e nxënësve të shkollave të mesme, veprimin e policisë gjatë kohës së protestave dhe kufizimin e të njëjtave.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth ngjarjeve të fundit në Kumanovë, me ç’rast shprehën seriozisht shqetësimin e tyre për gjendjen dhe nevojën për hetim efektiv dhe transparent.

Ambasadori, z. Çarls Edmond Garet, veçanërisht e theksoi rëndësinë e rolit të Institucionit në shoqëri, duke i marrë parasysh gjendjet në shtet, sundimin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve në institucione. Gjithashtu, ai e theksoi rëndësinë dhe nevojën që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe të mos e pengojnë në ushtrimin e detyrës.

Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 3
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise