Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PUNËTORI ME TEMË: “FËMIJËT DHE TË RINJTË ME PROBLEME EDUKATIVE-SOCIALE DHE SJELLJE TË ÇRREGULLUAR TË VENDOSUR NË INSTITUCIONE-GJENDJA DHE SFIDAT” 22-04-2015

22.04.2015, Shkup

PUNËTORI ME TEMË: “FËMIJËT DHE TË RINJTË ME PROBLEME EDUKATIVE-SOCIALE DHE SJELLJE TË ÇRREGULLUAR TË VENDOSUR NË INSTITUCIONE-GJENDJA DHE SFIDAT”

“Fëmijët të cilët manifestojnë probleme në sjellje janë fëmijë në rrezik. Ata gjenden në familje, i hasim në shkolla, institucione ose në rrugë. Ndonjëherë kërkojnë ndihmë në kohë, ndërsa ndonjëherë askush nuk reagon për sjelljen e tillë dhe për fat të keq më vonë ata shndërrohen në problem serioz, me të cilin nuk është e lehtë të ballafaqohemi dhe ta luftojmë “

Këtë, mes tjerash, e tha Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa në hapjen e Punëtorisë, në të cilën u fol për gjendjet dhe sfidat të cilat kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtë me probleme dhe sjellje të çrregulluar, të cilët janë të vendosur në institucione.

Duke i prezantuar gjendjet e perceptuara nga vizitat në institucionet publike për fëmijë me probleme, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Bajramovska Mistafa, theksoi se ato nuk e arrijnë qëllimin e dëshiruar, për shkak se, gjatë kohës derisa janë të vendosur, një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve dhe të rinjve janë më tepër jashtë institucionit, sesa nën trajtim dhe kujdes përkatës.

Përndryshe, në Punëtori morën pjesë përfaqësues të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, Institucionit Publik për Përkujdesjen e Fëmijëve me Probleme Edukative-Sociale dhe Sjellje të Çrregulluar “25 Maji” dhe “Ranka Millanoviq”, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sektorit joqeveritar.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise