Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT, Z. IXHET MEMETI ME ZËVENDËS-NDIHMËSIN E SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR EVROPË DHE AZI, Z. HOJT BRAJAN JI 17-04-2015

17.04.2015, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT, Z. IXHET MEMETI ME ZËVENDËS-NDIHMËSIN E SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR EVROPË DHE AZI, Z. HOJT BRAJAN JI

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, sot realizoi takim njëorësh me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, z. Hojt Brajan Ji, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale në shoqëri, me theks të veçantë mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në këtë takim bashkëbiseduesit shprehën shqetësim të thellë për cenimin e të drejtës së privatësisë me përgjimet masive dhe për pasojat të cilat mund të rezultojnë nga mos-zbardhja eventuale e rastit.

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, z. Hojt Brajan Ji e potencoi rëndësinë e Avokatit të Popullit në shoqëri, posaçërisht qëndrimin e tij për rastin konkret. Njëkohësisht, ai i dha mbështetje të plotë dhe të parezervë për masat e ndërmarra, si dhe për nevojën e veprimit të mëtutjeshëm, me ç’rast theksoi se është me rëndësi të madhe që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe t’i mundësojnë zbatim kualitativ dhe papengesë të procedurës.

Në takim u bë fjalë edhe për nevojën e domosdoshme për përforcimin e mandatit të tij, pavarësinë financiare, kapacitetet kadrovike, seriozitetin e raporteve vjetore dhe respektimin e rekomandimeve të tij.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 3
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise