Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “GJENDJA E FËMIJËVE ME AUTIZËM DHE TRAJTIMI I TYRE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË” 02-04-2015

02.04.2015, Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “GJENDJA E FËMIJËVE ME AUTIZËM DHE TRAJTIMI I TYRE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

“Gjendja e fëmijëve me autizëm dhe trajtimi i tyre në Republikën e Maqedonisë (shëndetësor, arsimor dhe social)” ishte temë e Tryezës së rrumbullakët e cila u mbajt me rastin e 2 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, në organizimin e Avokati i Popullit – Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta.

“Hulumtimi i Avokati të Popullit tregoi se në sistemin arsimor të shtetit mungojnë persona profesional për punë me fëmijët me nevoja të veçanta. Në bazë të të dhënave të pranuara nga ky hulumtim, Avokati i Popullit konstatoi se në 109 shkolla, në nivel të shtetit, mësimin e ndjekin 93 fëmijë me autizëm, mirëpo vetëm 39% e shkollave ka ekip profesional të përbërë nga: mësues klasorë, psikologë, pedagogë dhe defektologë, ndërsa në 28% të shkollave nuk ka kurrfarë kuadri i cili duhet të punojë me fëmijët me autizëm”, deklaroi Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.

Qëllimi i Tryezës së rrumbullakët ishte të detektohen problemet me të cilat përballen fëmijët me autizëm, si dhe çfarë trajtimi zbaton shteti në lidhje me këtë problem dhe si të tejkalohen dobësitë, me qëllim që këta fëmijë t’i realizojnë papengesë të drejtat e tyre.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise