Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

16-12-2014

16.12.2014, Shkup

TRIBUNË PËR TRAJTIMIN DHE KUJDESIN E FËMIJËVE TË CILËT PËRDORIN DROGA

“Problemi me fëmijët të cilët përdorin droga duhet të na shqetësojë të gjithëve sepse bëhet fjalë për kategori vulnerabile të personave e cila ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje të posaçme. Për këto shkaqe nevojitet një sistem gjithëpërfshirës për mbrojtjen e tyre, me qëllim të çrrënjosjes së kësaj dukurie devijuese, si dhe komunikim më i madh midis institucioneve kompetente, por edhe edukim më të madh të fëmijëve”.

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në hapjen e punëtorisë, me temë: “Trajtimi dhe kujdesi ndaj fëmijëve të cilët përdorin droga”, e cila në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Organizatës Joqeveritare HOPS u mbajt në Shkup.

Për gjendjen me fëmijët të cilët përdorin droga, foli zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, ndërsa për përvojat e trajtimit të fëmijëve të cilët përdorin droga foli znj. Aspasija Sofijanova, drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, si dhe znj. Marija Raleva udhëheqëse e Seksionin për psikiatri adoleshente pranë Klinikës së Psikiatrisë. Për temën e trajtimit të personave të rinj, vartës nga droga, foli Liljana Ignjatova nga Qendra për Trajtim dhe Parandalim të Vartësive – Kisella Vodë në Shkup.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise