Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PUNËTORI ME TEMË: “MBROJTJA E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT PËRMES PRIZMIT TË BASHKËPUNIMIT TË AVOKATIT TË POPULLIT ME MEDIAT” 09-12-2014

09.12.2014, Shkup

PUNËTORI ME TEMË: “MBROJTJA E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT PËRMES PRIZMIT TË BASHKËPUNIMIT TË AVOKATIT TË POPULLIT ME MEDIAT”

Në organizim të Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Informacioneve të Komisionit Evropian (TAIEX) dhe në bashkëpunim me Avokatin e Popullit, u mbajt Punëtoria me temë: “Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut përmes prizmit të bashkëpunimit të Avokatit të Popullit me mediat”.

Duke e hapur Punëtorinë, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis mediave dhe Avokatit të Popullit, për arsye se qëllimi është i njëjtë, parandalimi dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve. “Marrëdhënia jonë e partneritetit në shoqëri kontribuon për demokratizimin e shoqërisë, sepse nuk ka demokraci pa mbrojtje cilësore të të drejtave të qytetarëve, por edhe pa media të lira. Sa më i madh të jetë bashkëpunimi, sa më shumë të ketë qarkullim të informatave për punën e Avokatit të Popullit, ndërgjegjësimi i qytetarëve do të jetë më i madh lidhur me atë se ku duhet të drejtohen nëse konsiderojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre.” – tha mes tjerash z. Memeti.

“Bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me mediat – bazë për promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ishte tema për të cilën diskutoi Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, ndërsa për “Publikimin e informacioneve të paverifikuara - bazë për cenimin e të drejtave të njeriut”, foli znj. Gordana Duvnjak, gazetare e të përditshmes “Utrinski vesnik”. Përvojat e bashkëpunimit të Ombudsmanit të Austrisë me mediat në Republikën e Austrisë i prezantoi përfaqësuesja e kësaj Zyre, znj. Kirstina Hajntel, shefe e Seksionit për komunikim, ndërsa znj. Sandra Bartoloviq, gazetare e Kroacisë bëri krahasim të Lirisë së mediave, transmetimit të lajmeve dhe linjës së hollë midis lirisë së shprehjes dhe cenimit të të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesi i Këshillit për Etikën e Mediave, z. Mirçe Adamçevski, foli për tablloidizimin e mediave dhe rregullimin e tyre, ndërsa në temën: “Gjuha e urrejtjes në shoqëritë multietnike – bazë për rrënimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut” – foli z. Erol Rizaov, kollumnist në gazetën “Utrinski vesnik”.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise