Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCË PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE KUSHTETUESE DHE LIGJORE TË QYTETARËVE NË PROCEDURAT E PËRMBARIMIT DHE NË REALIZIMIN E TË DREJTËS SË ZGJEDHJES 24-11-2014

24-25.11.2014, Ohër

KONFERENCË PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE KUSHTETUESE DHE LIGJORE TË QYTETARËVE NË PROCEDURAT E PËRMBARIMIT DHE NË REALIZIMIN E TË DREJTËS SË ZGJEDHJES

“Mbrojtja e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve në procedurat e përmbarimit dhe në realizimin e të drejtës së zgjedhjes” ishin temat e Konferencës dyditore, e cila në organizim të Avokatit të Popullit dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë u mbajt, më 24 dhe 24 nëntor, në Hotel “Metropol” në Ohër.

Në hapjen e Konferencës Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti tha se mbajtja e takimeve të këtilla është e rëndësishme dhe se të njëjtat mund të kontribuojnë në tejkalimin e problemeve të caktuara me të cilat ballafaqohet Avokati i Popullit gjatë punës së tij të përditshme dhe njëherësh ndihmojnë në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në procesin e përmbarimit, si dhe në realizimin e të drejtës së zgjedhjes së qytetarëve.

Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve, z. Mark Laser, theksoi se Institucioni i Ombudsmanit është institucion shumë i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe se bashkëpunimi i institucioneve të tjera me Avokatin e Popullit është me rëndësi të madhe.

Për përvojat e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në procedurat e përmbarimit foli znj. Snezhana Teodosieska Jordanoska, këshilltare shtetërore në Zyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa përgjegjësinë disiplinore të përmbaruesve e arsyetoi përmbaruesi z. Hristo Jovanov. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, z. Vladimir Jankovski foli për procedurat e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Për efektivitetin e mjeteve ekzistuese juridike të Ligjit për përmbarim, nga aspekti i sigurimit të mbrojtjes efikase të palëve në procedurë, veçanërisht të debitorit – faktorët kufizues subjektiv dhe objektiv për shfrytëzimin e tyre foli znj. Tatjana Sususleska, gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Manastir, ndërsa z. Kostadin Bogdanov, agjent qeveritar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut foli për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Dita e dytë e Konferencës iu kushtua mbrojtjes së qytetarëve në procesin zgjedhor. Përvojat e Avokatit të Popullit në procesin e realizimit të të drejtës së zgjedhjes i prezantoi z. Zoran Billbilloski, këshilltar shtetëror në Zyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa përfaqësuesi  i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Bedredin Ibraimi foli për supozimet e saktësisë së Listës së zgjedhësve, informimin e qytetarëve për të drejtat në procesin zgjedhor dhe ndryshimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave në Listën e zgjedhësve me kontroll të drejtpërdrejtë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në Konferencë u bë fjalë edhe për realizimin e të drejtës së votës të personave në organet, organizatat dhe institucionet, në të cilat liria e lëvizjes është e kufizuar, si dhe për mënyrën e realizimit të dërgimit të të dhënave për evidencën e Listës së zgjedhësve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për azhurnimin e tyre të vazhdueshëm.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise