Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

20-11-2014

20.11.2014, Shkup

U SHËNUA PËRVJETORI JUBILAR - 25 VJETORI I MIRATIMIT TË KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS

“Në përvjetorin e 25-të të miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, të cilën e ka ratifikuar edhe Republika e Maqedonisë, nuk mund të mos i kthehemi gjendjes së të drejtave të fëmijëve dikur dhe sot.

Nuk ka asnjë dyshim se para 25 vjetësh gjendja me të drejtat e fëmijëve ishte shumë më e keqe. Thuaja se askush nuk mendonte për fëmijët si bartës të të drejtave dhe obligimeve.

Sot, janë të dukshme ndryshimet dhe përpjekjet për përmirësimin e të drejtave të fëmijës, janë të dukshme angazhimet për respektimin gjithnjë e më të madh të fëmijës por, gjithashtu janë të dukshme edhe problemet, të cilat nuk janë zgjidhur plotësisht, me të cilat ballafaqohen më të rinjtë e shoqërisë”.

Këtë, mes tjerash, e tha Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska – Mustafa, në solemnitetin me rastin e 25 vjetorit të miratimit të Konventës për të Drejtat e Njeriut, i cili u mbajt në Shkup, në organizimin të Zyrës së UNICEF-it në Maqedoni dhe Avokatit të Popullit.

Në këtë solemnitet, u promovua edhe loja e re interaktive onlajn për Konventën e të Drejtave të Fëmijës, e përgatitur me mbështetjen e UNICEF-it dhe Avokatit të Popullit, përmes së cilës fëmijët, në një proces zbavitës-edukativ, do të mësojnë për të drejtat e tyre dhe për mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Loja ka për qëllim ta zhvillojë ndërgjegjësimin për të drejtat e tyre, tek fëmijët e moshës nga 8 deri më 12 vjeçare, dhe në mënyrë interaktive të shërbejë si vegël të cilën mësimdhënësit do të mund ta përfshijnë në mësimdhënie kur do të ligjojnë tema të ngjashme.  


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise