Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ME RASTIN E 19 NËNTORIT, DITËS BOTËRORE PËR PARANDALIMIN E ÇDO LLOJ ABUZIMI TË FËMIJËVE, FËMIJËT AVOKATË TË POPULLIT, TË DISA SHKOLLAVE, E VIZITUAN ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT 19-11-2014

19.11.2014, Shkup

ME RASTIN E 19 NËNTORIT, DITËS BOTËRORE PËR PARANDALIMIN E ÇDO LLOJ ABUZIMI TË FËMIJËVE, FËMIJËT AVOKATË TË POPULLIT, TË DISA SHKOLLAVE, E VIZITUAN ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

Me rastin e 19 nëntorit, Ditës Botërore për parandalimin e çdo lloj abuzimi të fëmijëve, fëmijët avokat të popullit, të disa shkollave, nga: Kumanova, Tetova dhe Gostivari e vizituan zyrën e Avokatit të Popullit dhe u takuan me Zëvendësen e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska – Mustafa,  e cila udhëheqë me Seksionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë bisedës, Zëvendësja e Avokatit të Popullit i njoftoi fëmijët avokat të popullit me punën e Institucionit Avokat i Popullit në sferën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, si dhe prezantoi shembuj nga praktika. Ajo theksoi se është i nevojshëm komunikim më i madh midis Avokatit të Popullit dhe fëmijëve avokat të popullit, me qëllim që të ndërpritet rrethi i heshtjes për dhunën e ushtruar dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve. Zëvendësja potencoi se vetëm përmes edukimit dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve mund të sigurohet parandalim më i madh nga çdo lloj cenimi ose dhune që ushtrohet mbi fëmijët dhe të drejtat e tyre.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise