Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM PUNE I TË PUNËSUARVE TË INSTITUCIONIT AVOKAT I POPULLIT ME RASTIN E DHJETËVJETORIT TË FUNKSIONIMIT TË ZYRAVE RAJONALE 14-11-2014

14-16.11.2014, Strugë

TAKIM PUNE I TË PUNËSUARVE TË INSTITUCIONIT AVOKAT I POPULLIT ME RASTIN E DHJETËVJETORIT TË FUNKSIONIMIT TË ZYRAVE RAJONALE

Me rastin e dhjetëvjetorit të funksionimit të zyrave rajonale të Avokatit të Popullit, nga data 14 deri më datë 16 nëntor 2014, në Strugë u organizua një takim pune i të punësuarve. Në këtë takim, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti i informoi të punësuarit me punën e Institucionit, si dhe me nevojën permanente për përmirësimin e punës.

Zëvendësit e Avokatit të Popullit të zyrave rajonale: Manastir, Kumanovë, Shtip, Tetovë, Strumicë dhe Kërçovë e prezantuan punën dhjetëvjeçare të zyrave rajonale, ndërsa në diskutime i potencuan edhe nevojat e tyre për përmirësimin e mënyrës së punës sipas parashtresave, nevojën për pranimin e palëve jashtë selisë së zyrës, përkatësisht sigurimin e kushteve për këtë, ekipimin kadrovik dhe ngjashëm.

Në takimin e punës, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti foli edhe për punët rrjedhëse, sfidat me të cilat ballafaqohet Institucioni, për nevojën e gjetjes së mënyrave dhe metodave të reja me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes më efektive të të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për nevojën e ndryshimit të Ligjit për Avokatin e Popullit me qëllim të përmbushjes së plotë të Parimeve të Parisit, me çka Institucioni do ta fitojë statusin A - Institucion Nacional për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, u diskutua edhe për mënyrat e përmirësimit të komunikimit të zyrave rajonale me zyrën në Shkup, për procedimin e lëndëve, si dhe për aktivitetet jashtë-lëndëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise