Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

16-10-2014

16.10.2014, Shkup

NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE “KUZMAN SHAPKAREV” NGA SHKUPI, VIZITUAN SEKSIONIN PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

Me iniciativë të nxënësve të Shkollës Fillore “Kuzman Shapkarev” nga Shkupi, përkatësisht anëtarët e seksionit letrar dhe gazetarisë e vizituan Institucionin e Avokatit të Popullit, me ç’rast realizuan takim me Zëvendësen e Avokatit të Popullit, e cila është kompetente për Seksionin për mbrojtjen e fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, znj. Vaska Bajramovska Mustafa.

Nxënësit u njoftuan me rolin dhe rëndësinë e Avokatit të Popullit, si dhe me kompetencat gjatë realizimit dhe mbrojtjes të të drejtave të tyre. Gjatë bisedës inter-aktive me nxënësit, Zëvendësja e Avokatit të Popullit i njoftoi nxënësit për rëndësinë dhe rolin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës të Kombeve të Bashkuara, për mekanizmat dhe mbrojtjen gjatë shkeljes eventuale të të drejtave të tyre, si dhe në detaje i informoi për procedurat para Avokatit të Popullit. Në takim, theksi u vu mbi të drejtën e arsimit, të drejtën e mbrojtjes, rolin e familjes dhe shkollës.

Njëkohësisht, nxënësit, përmes teksteve të tyre të përgatitur paraprakisht, i prezantuan këndvështrimet e tyre në lidhje me të drejtat e fëmijëve, siç është e drejta e familjes dhe strehimit, e drejta e arsimit, e drejta e lojës, e drejta e mjedisit të pastër e të shëndetshëm jetësor, si dhe shprehën interesim për mënyrat e mbrojtjes së të drejtës së tyre të arsimit, mënyrat e mbrojtjes nga dhuna midis moshatarëve, rolin e mësimdhënëse dhe ngjashëm.  


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2020
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise