Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PROMOVOHEN UDHËZUESIT NË GJUHËN MAQEDONASE PËR NENET 5 DHE 10 TË KONVENTËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT 24-10-2014

24.10.2014, Shkup

PROMOVOHEN UDHËZUESIT NË GJUHËN MAQEDONASE PËR NENET 5 DHE 10 TË KONVENTËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

“E drejta e lirisë dhe sigurisë personale, nga njëra anë dhe liria e shprehjes nga ana tjetër, janë parakusht për realizimin e shumë të drejtave të tjera, por edhe për funksionimin e demokracisë. Nëse rendi demokratik nuk mund të paramendohet pa respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë edhe të drejtën e lirisë dhe sigurisë personale, atëherë asnjë demokracia, si e tillë, nuk mund të paramendohet pa tolerancë dhe pluralizëm, pa mundësimin e lirisë së mendimit personal të qytetarit, lirisë së pranimit të informatave dhe ideve dhe lirisë së dërgimit të informatave dhe ideve”.
Këtë, mes tjerash, e theksoi Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa në promovimin e përkthimit në gjuhën maqedonase të publikimeve: “Udhëzues për nenin 5 – e drejta e lirisë dhe sigurisë” dhe “Raport nga hulumtimi – obligime pozitive për vendeve anëtare sipas nenit 10” të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në fjalimin e saj, znj. Barjamovska Mustafa e vlerësoi përkthimin dhe botimin e këtij publikimi juridik në gjuhën maqedonase, në drejtim të rritjes së njohurive të të gjithë atyre që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të organeve të cilat vendosin në mënyrë relevante për privimin nga liria, mbrojtësit e qytetarëve në procedurat para gjykatës kompetente.

Përndryshe, përkthimi i këtyre publikimeve u realizua në bashkë-organizim të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Gjermanisë (IRZ), Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev” dhe Dhomës së Avokatisë së Republikës së Maqedonisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise