Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT NË CILËSINË E MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E KOMITETIT EVROPIAN PËR PARANDALIMIN E TORTURËS 08-10-2014

08.10.2014, Shkup

AVOKATI I POPULLIT NË CILËSINË E MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E KOMITETIT EVROPIAN PËR PARANDALIMIN E TORTURËS

Avokati i Popullit, në cilësinë e Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN), realizoi takim pune me Delegacionin e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Jonjerëzor, Nënçmues ose Ndëshkues, në të cilin u prezantua gjendja në vendet e privimit nga liria, si dhe konstatimet dhe rekomandimet e Mekanizmit Parandalues Nacional. Delegacioni u njoftua edhe me mënyrën dhe metodologjinë e zbatimit të vizitave parandaluese nga ana e MPN-së dhe me qasjen multidisiplinare të përfshirjes së më shumë profileve në ekip, i cili realizon vizita në vendet e privimit nga liria.

Gjithashtu, në takim u theksua nevoja e fuqizimit të mandatit dhe buxhetit të Avokatit të Popullit, me qëllim të përmbushjes së Parimeve të Parisit, si dhe mbështetjes së Mekanizmit Parandalues Nacional në sigurimin e një numri më të madh të resurseve njerëzore dhe materiale, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e mandatit, në përputhje me Protokollin Fakultativ të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimit Johuman, Nënçmues ose Ndëshkues.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise