Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E POLONISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Z. JACEK MULTANOVSKI 22-09-2014

22.09.2014, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E POLONISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Z. JACEK MULTANOVSKI

Në suaza të aktiviteteve të veta, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Polonisë në Republikën e Maqedonisë, z. Jacek Multanovski, në të cilin Ambasadori u informua me kompetencat dhe mënyrën e punës së Institucionit.

Avokati i Popullit, z. Memeti e njoftoi Ambasadorin me përmbajtjen e Raportit Vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2013, si dhe me Raportin Vjetor të Mekanizmit Parandalues Nacional.

Në takim, gjithashtu, u bë fjalë për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të ombudsmanit të Republikës së Maqedonisë dhe Polonisë, me ç’rast u theksua se shkëmbimi i përvojave, si dhe vizitat studimore janë me rëndësi të jashtëzakonshme për fuqizimin e kapaciteteve të të dy institucioneve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise