Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

24-06-2014

24-27.06.2014

TAKIME ME QYTETARËT PËR PROMOVIMIN E KOMPETENCAVE TË AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME TË DREJTAT E MBROJTJES SOCIALE DHE SHËNDETËSORE

Avokati i Popullit realizoi takime me qytetarët e: Kumanovës, Shtipit, Prilepit dhe Manastirit, si dhe me qytetarët e vendbanimeve të: Novoselski Pat, Topansko Pole dhe Shuto Orizarë në Shkup, në kuadër të fushatës për informimin e grupeve të margjinalizuara të qytetarëve, si dhe qytetarëve të mjediseve rurale, me të drejtat e mbrojtjes sociale, mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit pensional dhe invalidor, si dhe i informoi për mënyrën dhe mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të tyre, me theks të veçantë për veprimin e Avokatit të Popullit.

Gjatë bisedave me Avokatin e Popullit, qytetarët u ankuan lidhur me refuzimin e pabazë të kërkesave të tyre për mbrojtje sociale, sjelljen jopërkatëse të të punësuarve në qendrat për punës sociale. Një pjesë e qytetarëve kërkuan këshilla për realizimin e të drejtës së pensionit, si dhe si të veprojnë në rastet kur nuk u paguhen kontributet, por edhe si ta denoncojnë mjekimin e pandërgjegjshëm ose mosveprimin sipas kërkesave dhe ankesave të tyre për të drejtat e mbrojtjes shëndetësore.

Në takimet me qytetarët e bashkësisë rome, në Prilep dhe Manastir, sidomos u potencua ndjenja e diskriminimit ndaj tyre, si pjesëtarë të bashkësisë rome, për shkak të moslejimit të fëmijëve që të shkojnë në pishinë, të ulen në restorante ose objekte tjera private, si dhe kthimin nga pikat e kalimeve kufitare të Maqedonisë. Banorët e Shtipit dhe Kumanovës shprehën pakënaqësi nga lartësia dhe pagimi jo me rregull i kompensimeve në para nga fusha e mbrojtjes sociale. Për të gjitha këto raste u formuan lëndë.

Qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje dhe broshura në më shumë gjuhë për njoftimin e qytetarëve me të drejtat dhe punën e Avokatit të Popullit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise