Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

FILLOI FUSHATA E AVOKATIT TË POPULLIT PËR TAKIME ME QYTETARËT E MJEDISEVE RURALE 22-05-2014

22.05.2014, Komunës Studeniçan

FILLOI FUSHATA E AVOKATIT TË POPULLIT PËR TAKIME ME QYTETARËT E MJEDISEVE RURALE

Avokati i Popullit e mbajti takimin e parë me qytetarët e Komunës Studeniçan, si pjesë të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2014 për takime me qytetarët e vendeve rurale dhe vendeve me numër më të madh të grupeve të qytetarëve të margjinalizuar dhe vulnerabil.

Qëllimi i këtyre takimeve është që qytetarët të informohen me të drejtat e mbrojtjes sociale, mbrojtjes dhe sigurimit shëndetësor, si dhe sigurimit pensional dhe invalidor dhe njëkohësisht edhe me mënyrat e realizimit të këtyre të drejtave dhe mekanizmat për mbrojtje gjatë cenimit eventual.

Në takim, qytetarët e pranishëm shprehën interesim për temat e prezantuara, veçanërisht në lidhje me dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë pensionin e pleqërisë, mënyrën e pagimit të shërbimeve tek mjeku amë, si dhe kompensimet në para për të drejtat sociale, gjithashtu u interesuan edhe për realizimin e të drejtave nga fusha të tjera, veçanërisht për regjistrimin e fëmijëve në librat amzë.

Qytetarëve iu shpërndanë edhe materiale (fletëpalosje, broshura, buletine) të Avokatit të Popullit në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, vllahe, serbi dhe në gjuhën boshnjake.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise