Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

“HISTORI NJERËZORE” – SHFAQJA TEATRORE PËR NJOFTIMIN E QYTETARËVE ME MANDATIN DHE KOMPETENCAT E AVOKATIT TË POPULLIT 07-12-2019

Shkup

“HISTORI NJERËZORE” – SHFAQJA TEATRORE PËR NJOFTIMIN E QYTETARËVE ME MANDATIN DHE KOMPETENCAT E AVOKATIT TË POPULLIT

Në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, në kinemanë “Frosina” u mbajt premiera e shfaqjes “Histori Njerëzore”, si pjesë e projektit “Ombudsmani im-teatri si metodë për rritjen e të drejtave themelore të njeriut”.

Ideja e këtij projekti është që përmes shfaqjeve teatrore të informohen qytetarët me kompetencat e Institucionit, gjithashtu, në cilat raste ata mund të kërkojnë mbrojtje nga Avokati i Popullit, si dhe promovimi i institucionit Avokat i Popullit para një grupi më të madh të qytetarëve. Skenari i shfaqjes i përfshiu fushat në të cilat Avokati i Popullit kryen mbrojtje edhe atë: mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, gjendjen e burgjeve, çështjet shëndetësore, çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, fëmijët dhe të rriturit me nevoja të posaçme, arsimin, çështjet sociale, policinë, urbanizmin dhe ndërtimin, mjedisin jetësorë dhe fusha të tjera.

Në premierën e shfaqjes teatrore mori pjesë e përfaqësuesi/juristi i institucionit të Avokatit të Popullit, kështu që pas përfundimit të shfaqjes qytetarët patën mundësi drejtpërdrejt të parashtrojnë pyetje në lidhje me fushëveprimin e Avokatit të Popullit, si  dhe të marrin përgjigje.

Karvani i shfaqjes “Histori “Njerëzore” vazhdon edhe më tej dhe do t’i përfshijë qytetet: Kriva Pallankë, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Veles, Gostivar, Sveti Nikoll, Negotinë dhe Koçan.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise