Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NËN MOTON “TË GJITHË JEMI TË = NË TË DREJTAT” U SHËNUA DITA BOTËRORE E FËMIJËS DHE 30 VJETORI NGA MIRATIMI I KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS 20-11-2019

20.11.2019, Shkup

NËN MOTON “TË GJITHË JEMI TË = NË TË DREJTAT” U SHËNUA DITA BOTËRORE E FËMIJËS DHE 30 VJETORI NGA MIRATIMI I KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS

“Sot, shënohet Dita botërore e fëmijës, dhe tre dekada nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me këtë akt shtetet në botë u angazhuan që ta rrisin shkallën e respektimit dhe mbrojtjes së fëmijëve si kategori e ndijshme, të vendosin rregulla dhe standarde për realizimin e të drejtave të të gjithë fëmijëve, pa diskriminim, të sigurojnë ekzistencën dhe zhvillimin e tyre si dhe përfshirjen në jetën shoqërore, e gjithë kjo për interesin e tyre më të mire!

Kjo ditë është një mundësi që të gjithë ne, si familje, ente, si organe dhe institucione… të pyetemi se a janë të mjaftueshme masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmarrim për fëmijët? A arritëm të sigurojmë qasje për të drejtat për të gjithë fëmijët ashtu, siç kërkon Konventa, dhe sa në realitet fëmijët i realizojnë të njëjtat?

Kjo është një pjesë e mesazhit të cilën me rastin e Ditës botërore të fëmijës dhe 30 vjetorit nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e dërgoi avokati i popullit, z. Ixhet Memeti.

Me këtë rast, ndërkaq nën moton “Të Gjithë Jemi Të = Në Të Drejtat”, Avokati i popullit në bashkëpunim me Koalicionin e organizatave rinore “Sega” nga Prilepi, Drejtorinë për zhvillim dhe përparim të arsimit dhe gjuhëve të pjesëtarëve të komuniteteve, si dhe fondacionin e fëmijëve “Pestalloci” në Shtëpinë e Armatës në Shkup, u mbajt një ngjarje në të cilën fëmijë të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme të vendit përmes pikave muzikore, recitimeve, shfaqjeve të shkurtëra dhe vizatimeve morën pjesë në shënimin e kësaj dite të rëndësishme.

“Gëzohem që këtë ngjarje me pjesëmarrjen dhe praninë e tyre e pasurojnë një numër i madh i fëmijëve të kopshteve për fëmijë, të shkollave fillore dhe të mesme, dhe dëshira e Juaj që përmes Kërkesës së fëmijëve për të drejtat e fëmijëve tu drejtoheni atyre të cilët vendosin për të drejtat e Juaja.

Dita e sotme është një mundësi e mirë që të përkujtojmë qeveritarët dhe vendimmarrësit e vendimeve se fëmijët dhe interesat e tyre duhet patjetër të kenë prioritet, ndërsa gjatë marrjes së vendimeve të cilat kanë të bëjnë me fëmijët, çdoherë me kujdes të vlerësojnë se si të njëjtat do të ndikojnë në jetën e fëmijëve”, tha, ndër të tjera, avokati i popullit, z. Ixhet Memeti në fjalimin përshëndetës

Pas përfundimit të ngjarjes u mbajt edhe marshi për të drejta të barabarta të të gjithë fëmijëve, i cili përfundoi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferit iu lexua dhe dorëzua Kërkesa nga fëmijët për të drejtat e fëmijëve, pas të cilës pjesëmarrësit në shenjë të barazisë së fëmijëve në të drejtat, lëshuan tullumbaca.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise