Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

29-10-2019

29.10.2019, Shkup

PËRFAQËSUES I AVOKATIT TË POPULLIT MORI PJESË NË SEANCË TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË LIDHJE ME DHUNËN FAMILJARE

Implementimi i Ligjit për prevenim, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, ishte tema e diskutimit në seancën publike që u mbajt në Komisionin për mundësi të barabarta të grave dhe burave e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesi i Institucionit të Avokatit të popullit, këshilltari shtetëror, Nexhat Alii në fjalimin e tij theksoi se përmes diskutimit, Avokati i popullit mund të kontribuojë me eksperiencën e tij të deritanishme në interes të implementimit, përkatësisht zbatimit të dispozitave ligjore.

Gjegjësisht, sipas Avokatit të popullit dhuna në familje paraqet problem shoqëror i pranishëm në shoqërinë moderne, i cili rezulton me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e gruas dhe familjes. Aktet e dhunës familjare rrezikojnë të drejtat e njeriut, sidomos të drejtat e gruas, e cila shpeshherë është viktimë e dhunës në familje. Kjo formë e dhunës është e pranishme në shoqërinë moderne, pavarësisht statusit ekonomik ose social dhe origjinës etnike të personit i cili është subjekt i dhunës në familje.

Nga informacionet e marra nga qytetarët të cilët janë drejtuar te Avokati i popullit mund të konkludohet se dhuna ndaj gruas dhe fëmijëve është një nga shkeljet më të pranishme të të drejtave dhe lirive të njeriut. Gruaja si viktimë e dhunës është e diskriminuar dhe i cenohet e drejta themelore e njeriut për jetën, lirinë, dinjitetin dhe sigurinë, dhe se është e nevojshme të edukohen dhe trajnohen vazhdimisht profesionistët në institucionet të cilat punojnë në mbrojtjen nga dhuna familjare me qëllim të identifikimit dhe mbrojtjes përkatëse të viktimës.

Përfaqësuesi i Avokatit të popullit informoi se në praktikë (gjatë punës me parashtresat), ka bashkëpunim të mirë me institucionet kompetente që veprojnë në parandalimin e dhunës familjare, gjë që është konstatuar edhe në raportet vjetore të Avokatit të popullit, megjithëse ka hapësirë për përmirësime në aspekt të ndërmarrjes së masave të nevojshme për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, që të mos lejohet që rastet të eskalojnë. Për të zgjidhur këtë problemi, Avokati i popullit theksoi nevojën për angazhime të veçanta të Trupit koordinues nacional kundër dhunës në familje i cili do të funksionojë vazhdimisht dhe pa pengesa, në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga çdo lloj të dhunës në familje.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise