Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-03-2020

    under construction

    më shumë
  • 20-03-2020

    under construction

    më shumë
  • 11-03-2020

    KOMUNIKATË NË LIDHJE ME PRANIMIN E QYTETARËVE/PALËVE NË INSTITUCIONIN AVOKAT I...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

10-10-2019

Shkup

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË AVOKATIT TË POPULLIT ME PUNONJËS DHE NXËNËS TË SHPF "DR. ZLLATAN SREMEC" SHKUP

Zëvendës-avokati i popullit, znj Vaska Bajramovska-Mustafa së bashku me ekipin monitorues të implementimit të Konvetës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, me rastin e shënimit të Javës botërore të fëmijës, realizuan takim me disa nga punonjësit dhe nxënësit e Shkollës së posaçme fillore "Dr. Zllatan Sremec" të Kisella Vodës - Shkup. Përfaqësuesit e Avokatit të popullit patën mundësi të marin pjesë në një shfaqje të shkurtër, e cila në mënyrë simbolike shënoi pranimin e nxënësve të klasës së parë në Organizatën e fëmijëve. Punonjësit e shkollës duke lexuar delkaratën solemne u zotuan se maksimalisht do t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe se do të sigurojnë kushtet e nevojshme për një zhvillim optimal të fëmijëve, me qëllim që të tejkalohen më lehtë vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme. Përpjekjа bazohet në të drejtat themelore të fëmijëve të garantuara me Konventën për të drejtat e fëmijës, e cila thotë se çdo fëmi pa dallim të gjinisë, fesë, përkatësisë etnike, prejardhjes sociale ose paaftësisë, meriton trajtim të barabartë dhe kushte dinjitoze për jetesë.

Mëpas, përfaqësuesit e Avokatit të popullit patën një punëtori interaktive me disa prej nxënësve të arsimit të lartë me temë, të drejtat e fëmijëve konform Konventës.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 15
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise