Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

09-10-2019

Shkup

ZËVENDËS-AVOKATI I POPULLIT DR. JOVAN ANDONOVSKI MORI PJESË NË TAKIMIN RAJONAL "INSTRUMENTI HORIZONTAL PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQINË 2"

Zëvendës-avokati i popullit, Dr. Jovan Andonovski mori pjesë në Takimin rajonal për promovimin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2".

Në takim morën pjesë përfaqësus të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe për mbrojtje nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ( avokatë të popullit, trupa për barazi dhe mbrojtje nga diskriminimi). Me fjalime të tyre u prezantuan drejtoresha e zyrës së Drejtorisë së përgjithshme për programe të Këshillit të Evropës, Verena Tejllor, Kolin Vollf, Shef i Seksionit për bashkëpunim rajonal dhe programe për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së përgjithshme për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjërimin e KE, si dhe Angjela Llongo, Menagjues i programeve pranë Këshillit të Evropës e cila prezantoi planin rajonal për "Promovimin e shumëllojshmërisë dhe barazisë të Ballkanit Perëndimorë".

Nga ana e pjesëmarrësve u diskutua se si në mënyrë efektive të shndërrohen objektivat e Programit "Instrumenti horizontal 2" në përfitime konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë. Zëvendës-avokati i popullit, dr. Jovan Andonovski shpjegoi strukturimin institucional dhe kornizën legjislative në fushën përkatëse dhe shprehu pritjet se objektivat e projektit do të realizohen plotësisht.

Faza e dytë e programit "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" është në lidhje me periudhën prej vitit 2019-2022 dhe se është me vlerë prej 41 milion evro dhe se do të përfshijë aktivitete në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, BdhH, Kosovë, Mal të Zi dhe në Sërbi.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise