Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

04-10-2019

Shkup

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË AVOKATIT TË POPULLIT ME PUNONJËS DHE NXËNËS TË SHFK "DIMO HAXHI DIMOV" - SHKUP

Me rastin e shënimit të Javës botërore të fëmijës, zëvedës-avokati i popullit, znj.Vaska Bajramovska – Mustafa së bashku me ekipin për monitorimin e zbatimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nga Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, më datën 04.10.2019 vizituan disa shkolla fillore, ku patën takime edukative, biseda dhe punëtori interaktive me fëmijët.

Këtë vit, Java e fëmijëve shënohet nën moton "Të drejtat e fëmijëve për fëmijërinë tonë", ndërkaq Avokati i popullit iu bashkua kësaj iniciative dhe në këtë rast realizoi takim me disa punonjës dhe nxënës të SHFK "Dimo Haxhi Dimov" në lagjen Vllae, Shkup
.
Zëvendës-avokati i popullit mbajti një orë interaktive me nxënësit e mësimit klasor me temën, Të drejtat e fëmijëve konform Konventës për të drejtat e fëmijëve. Gjatë kohës së bisedës nxënësit patën mundësinë të shkëmbejnë njohuritë e tyre për të drejtat e tyre, të japin idetë dhe propozimet e tyre se si të avansohen të njëjtat dhe lirshëm t’i shprehin pikpamjet e tyre për të drejtat e tyre. Njëherazi, nxënësit patën mundësi të njoftohen me punën dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të popullit dhe u informuan se dyert e këtij Institucioni janë çdo herë të hapura për ankesat dhe parashtresat e tyre eventuale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise