Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

09-10-2019

Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETIT ME PËRFAQËSUESIT E STEJT DEPARTAMENTIT

Avokati i popullit, z.Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësuesit e Stejt Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrës për monitorim dhe luftim të trafikimit të qenieve njerëzore, në lidhje me Raportin që SHBA-të e përgatisin për çdo vit për të vlerësuar gjendjen e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në gjithsej 178 vende të botës.
Në takim u diskutua për aktivitetet të cilat Maqedonia e Veriut i ndërmerr në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore me fokus Zyrën e Avokatit të popullit.

Avokati i popullit, informoi për mandatin e ri të Zyrës, përkatësisht vendimin e Qeverisë që Informuesi nacional për trafikimin e qenieve njerëzore të formohet te Avokati i popullit dhe statusin e procedurës për punësimin e personave të cilët do të punojnë  për këtë çështje.

Përfaqësuesi i Stejt Departamentit shprehu gatishmëri për të mbështetur në mënyrë aktive Avokatin e popullit në kohën kur ekipi do të fillojë aktivitetet.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise