Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIMI I DYTË I RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL TË EVROPËS JUGLINDORE 02-10-2019

Shkup

TAKIMI I DYTË I RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL TË EVROPËS JUGLINDORE

"Nevojat specifike të fëmijëve në vendet e ndalimit: situatat dhe sfidat", ishte tema e takimit të dytë të rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore që u mbajt në Shkup, nikoqir i të cilit ishte zyra e Avokatit të popullit. Takimi u mbështet financiarisht nga zyra e Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

"Si Avokat i popullit, kujdes të veçantë i kushtojmë të drejtave të fëmijëve dhe interesit të tyre më të mirë. Gjatë punës sonë ne vazhdimisht monitorojmë gjendjen e të drejtave të fëmijëve dhe trajtimin e tyre në vendet e ndalimit dhe privimit nga liria dhe ndërhyjmë në mënyrë përkatëse në lidhje me respektimin dhe realizimin e të drejtave të tyre. Në këtë kontekst, rreziku nga tortura dhe lloji tjetër i trajtimit brutal, jonjerëzor dhe degradues ose ndëshkues ndaj fëmijëve në vendet e ndalimit potencon nevojën për kujdes të veçantë dhe thekson seriozitetin e temës në takimin e sotshëm".

Kjo u theksua, ndër të tjera, në fjalimin e tij përshëndetës nga avokati i popullit z.Ixhet Memeti, në hapjen e takimit. Sipas avokatit të popullit, z.Memeti, praktika e avokatëve të popullit si Mekanizma parandalues nacional konfirmon që në shumë vende, në kundërshtim me Konventën, rastet e fëmijëve të privuar nga liria nuk janë të rralla, dhe se ndalimet e paligjshme të cilat në mënyrë arbitrare dhe të pajustifikueshme për një kohë të gjatë prolongohen shënohen edhe nga organet ndërkombëtare në raportet e tyre.

"Sidomos brengos fakti që në legjislacionet kombëtare nuk janë parashikuar procedura përkatëse as alternativa të qarta të privimit, kur bëhet fjalë për fëmijë, gjë që drejtpërdrejt çon që privimi nga liria dhe ndalimi i fëmijëve nga ana e autoriteteve të zbatohet si mjet i domosdoshëm, në vend se si masë e fundit me kohëzgjatje të kufizuar," tha avokati i popullit z.Ixhet Memeti.

Në takim eksperienca të tyre në suaza të temës shkëmbyen përfaqësuesit e Rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore, të cilët miratuan konkluzione për përmirësimin e situatave, ndërsa për kryesues të Rrjetit për vitin e ardhshëm u zgjodh zyra e Avokatit të popullit të Kroacisë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise