Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2019

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10-DHJETORIT DITËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

    më shumë
  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

25-09-2019

H. “Aleksandar Pallas”, Shkup

AVOKATI I POPULLIT MORI PJESË NË KONFERENCËN PËRMBYLLËSE TË PROJEKTIT “MBROJTJA JURIDIKE E TË DREJTAVE ZGJEDHORE” TË INSTITUTIT PËR HULUMTIME JURIDIKE DHE POLITIKE

Me ftesë të Institutit për Hulumtime Juridike dhe Politike, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit: “Mbrojta juridike e të drejtave zgjedhore”, të implementuar nga Instituti për Hulumtime Juridike dhe Politike, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RM së Veriut dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në RM së Veriut.

Në diskutimin e tij, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti e potencoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejtpërdrejta dhe demokratike, si shtylla të shoqërisë, ndërsa të drejtën zgjedhore si të drejtë themelore politike e cila duhet të realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.

Mbrojtja e kësaj të drejte fundamentale, para, gjatë  dhe pas zgjedhjeve është me rëndësi të veçantë dhe për këtë shkak është çdoherë në fokusin e Avokatit të Popullit. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i palëkundur: Çdokush ka të drejtë të deklarohet për opsionin e vet, pa vuajtur kurrfarë pasojash. Qytetarët janë ata të cilët vendosin dhe askush nuk guxon, në emër të tyre, përmes formave të presionit, shantazhit dhe kërcënimeve të vendos dhe, aq më pak, ta kufizoj në realizimin e tyre.

E drejta zgjedhore është bazë për realizimin efikas të konceptit të sundimit të së drejtës, por edhe për ekzistimin e institucioneve të shëndosha. Përkatësisht, nga mënyra me të cilën organizohen dhe zbatohen zgjedhjet varet shkalla e demokracisë, por edhe përcaktohet drejtpërdrejt legjitimiteti dhe ligjshmëria e një pushteti, - theksoi në diskutimin e tij Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.

Në konferencën përmbyllëse të projektit, në të cilën u promovua publikimi “Mbrojta juridike e të drejtave zgjedhore”, njëkohësisht u prezantua edhe Hulumtimi për mbrojtje juridike të të drejtave zgjedhore, me këtë rast, diskutime mbajtën Ambasadorja e SHBA në RM së Veriut, znj. Kejt Bërnz, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në RM së Veriut, z. Andri Van Mens, Ministrja e Drejtësisë, znj. Renata Deskoska, Ministri i Punëve  të Brendshme të RM së Veriut, z. Oliver Spasovski, znj. Mirjana Trajkovska Llazarova, ish-Kryetare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe ish-gjyqtare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kryetarja e Institutit për Hulumtime Juridike dhe Politike, znj. Jelena Ristiq. (link ndaj diskutimit të AP)

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2019
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise